• |
ide | kryesore

Vettingu, më 8 korrik KPK vendos për gjyqtaren e Apelit Tiranë, Zegjine Sollaku

-Instant, Arkiva, Lajme



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të vendosë në seancën e datës 8 korrik për gjyqtaren e Apelit Tiranë, Zegjine Sollaku. Në ditën e parë të këtij muaji u zhvillua seanca dëgjimore me subjektin e rivlerësimit. Gjyqtarja e cila kishte për avokat bashkëshortin e saj, ish-kryeprokurorin e Shqipërisë, Theodhori Sollaku, nuk pati probleme të pastërtisë së figurës apo aspektit profesional.

Sa i përket pasurisë, avokati dha shpjegime për të ardhurat e krijuara ndër vite nga gjyqtarja dhe deklaratat e përvitshme të saj. Shpjegime u dhanë edhe për disa të ardhura të tjera që nuk i ishin nënshtruar analizës financiare dhe që mbrojtja i argumentoi me dokumenta ligjshmërinë e tyre.

Në mbyllje të seancës ku nuk pati pyetje as nga ana e vëzhguesit ndërkombëtar, komisioni u shpreh që do t’i shqyrtonte dokumentatat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit. Heshtja e anëtarëve të komisionit lë të kuptohet se subjekti i rivlerësimit mund ta rikonfirmohet në detyrë, megjithatë jo në të gjitha rastet ka ndodhur kështu përgjatë procesit të vettingut. Mbetet të pritet vendimi i datës 8 korrik.  ©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *