• |
ide | kryesore

“Qaj, naziste e vogël”: tifozët anglezë e tallën, por një tjetër krijoi një fond 37mijë euro për vogëlushen që nuk gjendet

-Instant, Sport



Një vajzë gjermane u kap nga telekamerat duke qarë në krahët e babait të saj për humbjen e Gjermanisë kundër Anglisë gjatë ndeshjes së Euro 2020 në 29 qershor. Duke parë atë imazh, shumë tifozë britanikë u tallën me vogëlushen në rrjetet sociale, duke thënë, ndër të tjera, “Qaj, naziste e vogël”. Për të treguar se “jo të gjithë njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar janë të tmerrshëm”, një mbështetës i Anglisë, Joel Hughes, ka filluar një mbledhje fondesh për vajzën e vogël. Shifra prej 37 mijë eurosh tashmë është arritur, por britaniku nuk ka arritur ende të gjejë familjen e fëmijës.

Menjëherë pas shfaqjes së fëmijës në ekranin e madh të stadiumit dhe në TV, rrjetet sociale u mbushën me ofendime ndaj saj. Mesazhe si: “Oh jo, shiko vajzën e gjorë gjermane duke qarë”. Dhe përsëri: “Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë më krenar që jam anglez sesa kur dëgjova një pub të mbushur me njerëz duke shpërthyer në duartrokitje pasi pashë një vajzë gjermane 10-vjeçare duke qarë mes turmës”. Ish-futbollisti Stan Collymore postoi një cicërimë dënimi në të cilën tregoi disa nga shkeljet ndaj vajzës së vogël.



4 Comments

  1. Nuk shahet e gjithe Anglia dhe Mbreteresha per veprimin e disa tifozeve te dehur. Na cate trapin me kete racizmin dhe nacionalizmin e leshit ne vitin 2021. Fajin e kane mediat qe japin ate pamje te femijes dhe te gjithe budallenjte i shkojne nga mbrapa. Kthehemi te futbolli finalja Angli-Itali. dhe eshte 50 me 50.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *