• |
ide | kryesore

Njihuni me çiftin më të ri të Hollywood

-Instant, Paparazzi, Slider



Renée Zellweger dhe Ant Anstead janë zyrtarisht çifti më i ri i famshëm. Ata janë fotografuar së bashku për herë të parë, teksa pushonin në shtëpinë e re të Anstead në Laguna Beach, Kaliforni.Lajmi se Zellweger dhe Anstead ishin bashkë u publikua për herë të parë më 24 qershor – vetëm disa ditë pasi në media u njoftua se ai kishte finalizuar divorcin me yllin e “Flip or Flop”, Christina Haack.Dyshja thuhet se u takua ndërsa aktorja ishte duke filmuar një episod të serialit të ardhshëm të Anstead, “Celebrity IOU Joyride”, sipas TMZ. Ata u lidhën muajin e kaluar, por nuk ishin fotografuar asnjëherë bashkë. Lidhja e fundit e Zellweger ishte me kitaristin e rokut, Doyle Bramhall II, me të cilin doli nga viti 2012 deri në 2019-ën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *