• |
ide | kryesore

Shqipëri/ 2 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe asnjë viktimë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit, ku nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga Covid-19, ndërkohë që janë shënuar vetëm 2 raste të reja.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 1140 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 dy qytetarë nga Tirana.
Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,029 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (5 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1140

Testime totale 818,619
Raste pozitive 132,537
Raste të shëruara 130,029
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23
Shkodër 8
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Fier 1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *