• |
ide | kryesore

Rrahën avokatin me shkop bejsbolli dhe e bënë për spital, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët

-Instant, Lajme, Të fundit



3 autorët e dyshuar për goditjen me sende të forta ndaj avokatit Marjel Mejdiu, ditën e djeshme në mes të Sarandës, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim policor. Blutë njofton se në kërkim janë shpallur Aleks Rexha E. Fufi dhe një person tjetër me iniciale S.N.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë dhunuar avokatin Mejdiu me shkopa bejsbolli. Avokati përfundoi në spital me një dorë dhe këmbë të thyer dhe fraktura në trup.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”, thuhet në njoftim.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *