• |
ide | kryesore

Vrau dje gruan në Krujë, arrestohet në spital 51-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar  51-vjeçarin Artan Ismalaja, pasi ditën e djeshme në fshatin Bubq të Krujës vrau gruan me thikë. Policia njofton se arrestimi i 51-vjeçarit është bërë në ambientet e spitalit.  Ismalaja gjendej që dje në spital, pasi tentoi të vrasë veten menjëherë pasi masakroi gruan me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja  e rëndë ndodhi paraditen e djeshme, pranë një magazine të Bubqit. Çifti jetonte prej vitesh në Tiranë, ndërsa Artani zotëron një servis kamerash dhe kompjuterësh tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *