• |
ide | kryesore

Zëdhënsja e PS në krye të AMA-s, PD: Votimi nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim

-Instant, Arkiva, Lajme



Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar në lidhje me lajmin se Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të zyrtarizojë zëdhënësen e Partisë Socialiste në krye të AMA-së. (Autoritetin e Medias Audiovizive)

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Vokshi e çuan një vendim antidemokratik, dhe sipas saj Rama duhet të tërhiqet.

Sipas saj, është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg.

Postimi i plotë:

Është koha që Edi Rama të tërhiqet nga vendimi antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij.

Votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij. Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri.

Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg.

Nesër është dita që qeveria të tërhiqet dhe të mos i nxijë më shumë imazhit Shqipërisë si vendi ku gazetarët dënohen me burg, liria e medias është në rrezik dhe demokracia akoma më e kercënuar nga nje regjim autoritarist që qendron në pushtet me votë të vjedhur!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *