• |
ide | kryesore

Del VIDEO e sulmit mbi rezidencën e Presidentit të Haitit, vrasësit si agjentë të DEA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momentit e sulmit mbi rezidencën e Presidenti të Haitit, Jovenel Moïse i cili mbeti i vrarë. Në video dëgjohen fillimisht të shtëna ndërsa më pas shihen disa burra të armatosur disa minuta pas pushtimit të rezidencës.

Ambasadori i Haitit në SHBA u shpreh se “vrasësit e Presidentit ishin mercenarë profesionistë të cilët pretenduan se ishin agjentë të DEA-s duke u futur në rezidencë.

Pas krimit ata mund të jenë larguar nga vendi. Ishte një sulm i orkestruar mirë dhe ata ishin profesionistë. Ne kemi pamje video në dispozicion dhe besojmë se ata janë mercenarë” – tha ambasadori.

Haiti ka shpallur gjendjen e shtetrrethimit. Atë e njoftoi Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror. Ai tha se po drejton vendin dhe në të po zbatohet ligji ushtarak, ndërsa kufijtë e Haitit dhe aeroporti kryesor i tij janë mbyllur. ©LAPSI.al

Haiti president assassinated at his home by unknown killers | Financial  Times



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *