• |
ide | kryesore

Ndërtimet pa leje/ Rama: Skena krimi para syve të policisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, në një takim me drejtues të Policisë së Shtetit, u shpreh se është e papranueshme “që policia të shpenzojë kohë për një avlli në fshat, kur para syve të saj mbushen me beton pjesët më të bukura të vendit”.

“Kostot e ndërtimeve abuzive janë marramendëse për shtetin shqiptar dhe qytetarët nuk kanë arsye të paguajnë miliona për ato kosto. Parametrat e sigurisë rrugore dhe garantimi i pacenueshmërisë së territorit nga ndërtuesit pa leje duhet të jenë prioritet i palëvizshëm për çdo drejtues të ri të policisë. Është e pagëlltitshme që policia të shpenzojë kohë për një avlli në fshat, kur para syve të saj mbushen me beton pjesët më të bukura të vendit”, tha Rama.

Kryeministri shtoi: “Është krim të ndërtosh pa leje, është njësoj si çdo krim tjetër. Dhe këto skena krimi zhvillohen në sytë e policëve, që kanë detyrimin ligjor që të veprojnë menjëherë. Kjo ka një emër: korrupsion. Ryshfet, bakshish, poshtërsi, neveri, shëmti…”.

Problem tjetër në Policinë e Shtetit, sipas Ramës, është mosnjohja e ligjit: “Ligjin duhet ta njohë çdo polic, në çdo cep të territorit. Policia duhet të jetë një vatër dije për praktikat e teknologjisë, për praktikat administrative dhe për sjelljen. Që kjo vatër dijeje të funksionojë, duhen trajnime në vazhdim, për të gjithë”.



1 Comment

  1. Ky nuk kontrollon dot ndertimet ne mes te tiranes, jo me fshatrave e brigjeve. Nuk ta kane fajin policet, por shteti rrumpalle qe ke ngritur. Po mos ngaterrohet politika (te gjithe ata qe shkelin ligjin mbrohen prej saj) vendoset rregulli per 2 jave se nuk jane kaq trima shqiptaret, e kane treguar veten ne breza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *