• |
ide | kryesore

Përgjimet/ Si e ndihmoi biznesmeni fitues i tenderit që fundosi kryebashkiakun e Lushnjes, Tushen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Zbardhet dosja e hetimeve që çuan në pranga kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe dhe Flamur Peqinin, drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë. Në dokument faktohet bashkëpunimi i Tushes dhe Peqinit në tenderin korruptiv për rehabilitimin e një kanali ujitës.


Nga sa mësohet për të kryer këto punime, në garë janë paraqitur 3 kompani BOE Avduli shpk dhe Bahas shpk, Hastiçi shpk dhe EuroAlb shpk. Në përfundim të afatit të paraqitjes së ofertave, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, Margarita Gjermeni, ekonomiste, Gazmend Çela nëndrejtori dhe Xhemal Hasko përgjegjës i sektorit të ujitje të kullimit, kanë shpallur fituese kompaninë EuroAlb shpk që kishte paraqitur ofertën më të lartë 22.645.35. lekë pa TVSH me administrator Bujar Muratin.


Këtu “hyn në lojë”, kryebashkiaku Tushe dhe drejtori i ndërmarrjes së pasurive publike Flamur Peqini. Nga hetimet rezultoi se edhe pse firma EuroAlb shpk kishte fituar tenderin, punimet dhe përfitimin real të të ardhurave, i kishte realizuar dhe përfituar paratë biznesmeni Ibrahim Lami.

Biznesmeni që mori të gjitha fitimet e tenderit për rehabilitimin kanalit ujitës, Ibrahim Lami, kishte njohje me kryebashkiakun Fatos Tushen. Madje në një nga bisedat rezulton se Lami ka ndërhyrë që vajza e Fatos Tushes të marrë provimin për mjekësi.

Pergjimet: 

Fatos Tushe: Si u gdhive, ça po bën?
Ibrahim Lami: Hë si u gdhive ti, ça bën?
Fatos Tushe: Unë nuk erdha dot se fola dhe me atë dhe e lashë javës tjetër, por unë nesër do jemë në Tiranë se ka goca provimin dhe do jem atje, se më morën që në mëngjes këta nga raportimet për këtë tërmetin se u ndje shumë këtu.
Ibrahim Lami: E ngjova, e ngjova, në Lushnje ishte ajo.
Fatos Tushe: Ti ça bën?
Ibrahim Lami: Hiç o hiç, ja piva një kafe me B.. .dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do flas dhe me Fatosin.
Fatos Tushe: E mirë të jetë mirë, a vajti në parlament?

Në bisedën 25/09/2020 njoftohet se shtetasi Ibrahim Lami ndërhyn për një provim që ka vajza e Fatos Tushes.

…Ibrahim Lami për provimin e vajzës së Fatos Tushes: Unë do i them bëje dhe kafen do ta jap pastaj…

Ibrahim Lami: Po është përgatit ajo goca re. Po a është e vështirë…?

*****23: Po nëse është përgatit, është në rregull mos e vrit mendjen….vetëm të mos jetë shumë mbrapa atyre vendeve që futen…po po qe afër, një shtyrje ia japim.

Ibrahim Lami: Eeee jo se nuk do jetë shumë mbrapa.

1 Comment

  1. More ne pergjime na dilka edhe nje B… qe shkoka ne Parlament, mos e ka valle fjalen per ish hajdutin/xhepistin e urbaneve Kombinat-Kinostudio, liliputin Erjon Brace, qe eshte deputet dhe drejtues i listes se deputeteve prej vitesh ne Lushnje dhe Myzeqe?!
    Se ky cmingua Brace, eshte garip dhe e trash zerin e holle si gangster kur hakerrohet e uleret si kone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu