• |
ide | kryesore

Rama: E pajustifikueshme mungesa e etikës së policëve me qytetarët

-Instant, Lajme, Të fundit



Edhe pse e quajti si një prej institucioneve me besueshmërinë më të lartë në vend, kryeministri Edi Rama tha se është e pajustifikueshme që të rriten rastet e referuara për mungesë të etikës në komunikim me qytetarët. Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri gjatë një takimi, ku të pranishëm ishin ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit.

Ndër të tjera Rama tha se policia ka arsye për t’u ndjerë sot krenare, megjithatë shtoi se ka edhe pakënaqësi. Sipas tij rritja e rasteve të mungesës së etikës është shumë domethënëse për të situatën e përgjithshme.

“Policia ka jo pak arsye për të qenë krenare. Por pikërisht pse ka dhënë provën se në këtë vend mund të ketë polici të standardeve europiane, edhe pritshmëria, edhe pakënaqësia e qytetarëve është në një nivel domethënës. Pritshmëria nga njëra anë lidhet me domosdoshmërinë që policia, si të gjitha strukturat e shtetit, të ecin më shpejt dhe të japin rezultate në çdo hap e më domethënëse, pakënaqësia shkon bashkë me pritshmërinë. Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët, sidomos nga ana e Forcave Shqiponja dhe patrulla e përgjithshme, të cilat shpesh e kapërcejnë edhe vetë rolin e tyre, të shënohen si raste të rritura”, tha Rama.



7 Comments

  1. Ou!!!Posi ka mundësi???A nuk është kjo policia që deshëm???Kur bëheshin denoncime për policinë nga opozita akuzoheshin për gënjeshtra e përfitim partiak.Po tani????

  2. me cilet qytetare ? Me pjerin Ndreun qe sulmon me grushta ne parlament ? Ai eshte qytetari me te cilin paskan guzuar policet te jene pa etike ???
    Turp per ty qe i braktis ata qe kane kurajo te jene te drejte. Je njesoj si Saliu edhe me keq

  3. Kur flet per etike komunikimi edhe Rama…. O Zot, o Zot… Vetem per etiken e komunikimit nuk ka te drejte te flase kjo qenje sorosiane. Pastaj ketu dolen oficera madhore policije te implikuar ne trafikun e droges dhe nuk pati asnje shqetesim, apo jo i nderuar kryeminister qe duan ata (ata=bandat e krimit te organizuar dhe hajdutet e parave publike)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *