• |
ide | kryesore

Rama takon kryebashkiakët/ Basha: Mund të bësh koka turku një kryebashkiak por peshku qelbet nga koka

Arkiva



Pas mbledhjes së kryeministrit Rama me kryetarët e bashkive në vend dhe pas përjashtimit të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe nga PS, ka ardhur edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Lideri demokrat shprehet se Rama mund të lajë duart me një kryebashkiak apo të bëjë koka turku por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka.

Kujtojmë se më herët, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar ish-kryebashkiakun e Lushnjës Tushe nga Partia Socialiste, pasi pak ditë më parë ai u akuzua nga SPAK për korrupsion. Në takimin me kryebashkiakët e vendit, Rama u bëri thirrje që të mos ndikojnë me pushtetin e tyre në favorizimin e njërës apo tjetrës palë në prokurimet publike, pasi, sipas tij, do të përballen me SPAK-un.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *