• |
ide | kryesore

Italia nuk ka Mbretëreshë, letrën e shkruajnë heronjtë e Spanjë ’82: “Dilni në fushë dhe jepni gjithçka, si gjithmonë”

-Instant, Sport



Kanë kaluar saktësisht 39 vjet. Ishte 11 korrik edhe atëherë. E dielë, si dita e finales së Ëembley. Vetëm se atëherë stadiumi ishte Bernabeu, përballë ishte Gjermania dhe ndeshja vlente për kupën e botës. Të kaltrit e atëhershëm, duke parë se historinë po e kujton edhe Mbretëresha e Agnlisë (letër për lojtarët e Southgate) kanë menduar të karikojnë të besuarit e Mancini në prag të ndeshjes kundër Anglisë. Ata kanë shkuar një letër me dedikimin e të gjithë protagonistëve të Kupës së Botës në Spanjë dhe me Mariella Scirean që nënshkroi për Gaetanon e madh, Federica Rossi për Pabliton, e bija Cinzia për Bearzot dhe Paolo Maldini për Cesaren, zëvendës traineri i 39 viteve më parë.

“Javët e fundit kemi parë tek ju shumë, shumë nga ne e nga historia jonë, sportive dhe njerëzore. Në guximin tuaj, në pasionin tuaj, në ndjenjën tuaj të përkatësisë, në vrullin tuaj përpara pas një periudhe të vështirë, ne kemi gjetur edhe veten. Historitë e bukura nuk harrohen kurrë sepse nuk mbarojnë kurrë; ato bëhen emocione që mbeten në kohë, kujtime që forcohen, duke kaluar nga zemra në zemër, nga kujtesa në kujtesë. Do të jetë e njëjta gjë për ju. Cfarëdo që të ndodhë. Faleminderit që na bëtë t’i rijetojmë të gjitha këto, që na bëtë të ndjehemi edhe një herë të rinj dhe të patrembur dhe që treguat se brenda çdo italiani ekziston një forcë e thellë, e madhe dhe shpesh e paparashikueshme, e cila shpërthen në momente të vështira dhe bën të mundur edhe misione që nuk duken të tilla – shkruajnë kampionët e Spanjë ’82 – Gjithmonë guxoni, ëndërroni për të ardhmen që mund të ndërtoni. Dhe tani shkoni në Londër, dilni në atë fushë dhe jepni gjithçka siç keni bërë gjithmonë … historitë e bukura nuk mbarojnë kurrë! Forca djema”.

1 Dino, 2 Franco, 3 Beppe, 4 Antonio, 5 Fulvio, 6 Claudio, 7 Gaetano-Mariella, 8 Pietro, 9 Giancarlo, 10 Beppe, 11 Gian Piero, 12 Ivano, 13 Lele, 14 Marco, 15 Franco, 16 Bruno , 17 Daniele, 18 Alessandro, 19 Ciccio, 20 Paolo-Federica, 21 Franco, 22 Giovanni, Trajner Enzo-Cinzia, Zv/trajner Cesare-Paolo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *