• |
ide | kryesore

Formacionet/ Askush nuk ndryshon asgjë: Italia e Anglia ‘guximtare’, ja si reshtohen

-Instant, Sport



Pak na ndan tashmë nga finalja e Euro 2020 dhe dy trajnerët kanë zyrtarizuar mënyrën si kanë vendosur të luftojnë për të bërë të tyren trofeun. Dy shkolla të ndryshme futbolli, por që tentojnë njësoj të jenë të guximshme përpara, pa ndryshuar modulet e lojës që i kanë nxjerrë fitues deri tani. Anglia do të kërkojë të bëjë histori para 58 mijë tifozëve të saj, duke qenë ndoshta edhe për këtë arsye favorite, ndërsa 7 mijë italianë do të mbështesin 4-3-3 e Mancinit në kërkim të trofeut që mungon nga 68′.

Asnjë ndryshim, sa i përket formacionit të Mancinit, krahasuar me gjysmfinalen e fituar me Spanjën, pavarësisht 120 minutave të dytë në tre ndeshjet me eleminim direkt që këta futbollistë kanë përballuar. Dicka më inovatit Southgate, por jo në koncept, thjesht në lojtarët që do ta interpretojnë, ku Tripier në treshen ofensive është një zgjedhje për të ndihmuar Shaw të përballojë një Chiesa të demonizuar.

FORMACIONET ZYRTARE

ITALI– Donnaruma, Di Lorenzo, Chiellini, Bonnuci, Emerson, Verratti, Barella, Jorginho, Insigne, Chiesa, Immobile, Trajner: R. Mancini

ANGLI – Pickford, Walker, Maguire, Stones, Shaw, Rice, Phillips, Mount, Tripier, Sterling, Kane, Trajner: G. Southgate



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *