• |
ide | kryesore

Video/ Shihni çfarë po ndodh në Wembley: rrahje masive mes tifozëve e sigurisë

-Instant, Sport, Video



Momente tensioni gjatë mbërritjes së tifozëve në Wembley për finalen e Kampionatit Evropian midis Italisë dhe Anglisë. Disa tifozë anglezë hodhën shishe plastike, bomba tymuese dhe kone sinjali, duke brohoritur e kënduar kore kërcënuese kundër italianëve që po arrinin gjithashtu në stadium. Sigurisë së Wembley iu desh të ndërhynte për të qetësuar situatën. Tre mbështetës italianë, në veçanti, mbetën të rrethuar nga tifozët e Tre Luanëve, njoftoi një gazetar i AFP, edhe pse nuk kishte të lënduar nga kjo situatë.

Shumica e tifozëve italianë, të vlerësuar mbi 6,000, nxituan të futen në stadium për të shmangur provokimet. Zona përreth Wembley kontrollohet nga qindra policë dhe drejtuesit e ruajtjes së rendit e kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, u kanë kërkuar tifozëve që të mos afrohen në stadium nëse nuk kanë një biletë për në finale. Atmosfera është ekzaltuese, me dhjetëra mijëra tifozë që këndojnë dhe vallëzojnë. Përgjatë rrugëve të hyrjes është krijuar një shtresë me copëza shishesh dhe policia hekurudhore njoftoi se në shumë stacione janë ndezur bombat tymuese.



1 Comment

  1. Anglezet jane njerez idiote plus hiqen si supermacite. Sa mire qe nuk fituan kampionatin dhe vertet keta njerez bene mire qe iken nga BE. Jo se antaret e Unionit jane me te mire, por nje shtet idiot me pak me bereqet per te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *