• |
ide | kryesore

Punimet në rrugë, ARRSH njofton kufizimet në rrugën Tiranë-Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga data 15 korrik 2021, nga ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan punimet do të sjellin një ngushtim të kalim në këtë rrugë. Lajmin e bën me dije Autoriteti Rrugor në vend, ku thekson se punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës. Një njoftim thuhet se së bashku me Policinë Rrugore janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.

‘Në vijim të mirëmbajtjes së vazhdueshme, nesër, datë 15 korrik, ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni (Neë Jersey). Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës). Autoriteti Rrugor së bashku me kontraktorin dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë.” – thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *