• |
ide | kryesore

Kaloi nga Milan te Inter, Calhanoglu ndez rivalitetin: “Nuk jam as i pari as i fundit, janë tifozët që bëjnë zhurmë”

-Instant, Sport



Ditët e para me fanellën e Interit, edhe pse atë të stërvitjes, për Hakan Calhanoglu i cili kthehet të diskutojë vendimin e tij të diskutueshëm për të kaluar nga Milan te zikaltrit: “Gjithçka u zhvillua shumë shpejt, më thirri Ausilio dhe Inzaghi: nëse të kërkon një ekip që është tashmë i fortë, ke një dëshirë e madhe për të shkuar atje”. Një përshëndetje për ish-ekipin: “Nuk jam as i pari dhe nuk do të jem as i fundit që do të shkoj nga Milan te Inter, unë vetëm doja të vazhdoj përpara me respekt të madh për kuqezinjtë. Pastaj tifozët bëjnë zhurmë, është normale”.

Calhanoglu, duke folur për Dazn, ka falënderuar Pioli: “Ai bëri një punë të shkëlqyer me mua, më la të luaj në rolin tim dhe për këtë krijova kaq shumë shanse dhe dhurova kaq shumë asist. Duhet ti them vërtetë faleminderit. Ishte i vetmi që më donte shumë te Milan, kemi biseduar shumë herë, por pastaj respektoi vendimin tim dhe më uroi”.

Tani ai do të stërvitet nga Simone Inzaghi: “Te Lazio ai luajti me Luis Alberton në rolin tim, dhe unë dhe spanjolli jemi të ngjashëm në diçka. Më pëlqen vëmendja e trajnerit, si ai flet me mua, si ndihemi”. Lukaku dhe Lautaro janë duke pritur për asistimet e turkut: “Mezi pres të luaj me ta, së pari duhet të njihemi me njëri-tjetrin, por më pas duam të argëtohemi”.

Calhanoglu në fund flet edhe për Eriksen: “Respekt i madh për të, një lojtar që më pëlqen shumë. Unë e njoh përmes Kjaer, kam folur me të, menjëherë e pyeta për atë që ndodhi. Shpresojmë ta shohim përsëri së shpejti për ta përqafuar”. Një batutë edhe në lidhje me numrin e fanellës së zgjedhur: “20 sepse unë gjithmonë kam pasur numrin 10, por tani i përket Lautaros: kështu që bëra llogari 10 + 10”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *