• |
ide | kryesore

Përmbytjet në Gjermani, Belgjikë, Zvicër/ Shenjat e para të krizës së ngrohjes globale

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Skuadrat e shpëtimit janë në garë për të gjetur të mbijetuarit e shkulmeve të baltës që kanë krijuar shkatërrim në Europën Perëndimore, duke vrarë të paktën 170 veta.

Shumë të tjerë ende rezultojnë të zhdukur pas reshjeve rekord që shkaktuan përmbytje në Gjermani dhe Belgjikë, ndërsa bilanci i vdekjeve pritet të rritet ende. Makinat e zhytura në ujë dhe baltë po kontrollohen për të gjetur trupa të pajetë, ndërsa niveli i ujit po bie dita-ditës.

Gjithsesi në kulmin e tragjedisë, një politikan gjerman është vënë në qendër të kritikave sepse u filmua duke qeshur gjatë një vizite në zonat e prekura.

Armin Lashet, që është edhe emri i përfolur për të zëvëndësuar Angela Merkelin u kap nga kamerat ndërsa bente humor me koleget e tij, kur presidenti Frenk Valter Shtajnmajer po shprehte ngushëllimet për familjet e viktimave.

Lashet më pas u shpreh i keqardhur për sjelljen e tij, por komentuesit dhe politikanë kundërshtarë e dënuan menjëherë sjelljen e tij. “Lashet qesh, kur vendin qan” shkruante Bild në faqen e internetit. Kancelarja Merkel pritet ta vizitojë rajonin të dielën në mbrëmje.

Liderët europianë kanë fajësuar ndryshimet klimatike për përmbytjet, që kanë prekur edhe Zvicrën, Luksemburgun dhe Hollandën.

Ekspertët thonë se ngrohja globale e ka nxitur rrëshkitjen e dherave për shkak të reshjeve të shiut. Që nga nisja e erës industriale, llogaritet që toka është ngrohur me 1.2 gradë celcius.

Deri më tani, 143 persona janë zyrtarisht të vdekur në përmbytjet në Gjermani, përfshirë këtu edhe 4 zjarrfikës. Skuadrat e shpëtimit patën vështirësi të premten për shkak të kushteve të vështira, ndërsa të afërmit e viktimave prisnin në ankth për lajme të reja.

Por të shtunën, autoritetet thanë se numri i njerëzve që konsideroheshin të zhdukur ishte rritur. Në Rin-Vestfalinë Veriore, kërkuesit kanë kërkuar mes makinave të braktisura në rrugët e përmbytura, por ende nuk ka asnjë rezultatat.
“Në makinat që kemi kontrolluar deri tani, njerëzit ia kanë dalë të ikin. Por do të vazhdojmë kërkimet dhe kjo do të zgjasë ca kohë” ka thënë zëdhënësi i zjarrfikësve Elmar Metke për Reuters.

Një banor i qytezës Shuld tha për AFP se makinat “u fshinë” nga rrymat e ujit dhe shtëpitë u shembën duke krijuar pamje të ngjashme me skena lufte.

Në një qytezë tjetër të Bad Nojer-Ahrvajler, banorët përgatiteshin për të nisur pastrimin, duke hequr baltën nga rrugët dhe duke pastruar oborret e shtëpive.

Por pas përmbytjeve, shumë biznese dhe zona të banuara janë shkatërruar krejtësisht. Rreth 100 banorë të Ahrvajler mendohet se kanë vdekur. Megjithëse operacionet e kërkim shpëtimit po vazhdojnë, shumë njerëz kanë udhëtuar drejt zonave të prekura për të parë katastrofën, duke e detyruar policinë lokale të bëjë thirrje që të ndalen “turet zonave të katastrofës” ku banorët kanë pësuar humbje të mëdha. Thirrje të ngjashme janë bërë edhe në Holandë.

Kronikë e një katastrofe të paralajmëruar

Nga Roger Harrabin

Shkencëtarët kanë parashikuar prej vitesh që shirat e verës dhe rrymat e nxehta të ajrit do të bëhen gjithnjë e më ekstreme për shkak të ndikimit njerëzor në ndryshimet klimaterike.

Hanah Klok, professor i Hidrologjisë në Universitetin e Riding, tha për BBC: “Vdekjet dhe shkatërrimet nëpër Europë për shkak të përmbytjeve janë një tragjedi që duhen evituar. Fakti që pjesë të hemisferës veriore aktualisht po vuajnë temperatura rekord dhe zjarre duhet të shërbejë si një paralajmërim se sa i rrezikshëm mund të bëhet moti në një botë që vazhdon të nxehet”

Shkencëtarët thonë se qeveritë duhet të ulin prodhimin e dioksidit të karbonit që nxit fenomenet ekstreme dhe të përgatiten për mot akoma më ekstrem.

Gjithsesi në Britaninë e Madhe, e cila u godit nga përmbytjet ditën e hënë, komiteti këshillues për ndryshimet klimaterike u tha ministrave se vendi ishte më pak i përgatitur për fenomenet e motit ekstrem nga pesë vite më parë.

Në Belgjikë, ushtria u dërgua në katër nga 10 provincat e vendit për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit. Kryeministri Aleksandër De Kro e shpallit 20 Korrikun ditë zie. Ai tha se këto përmbytje, që kanë shkaktuar 27 vdekje në Belgjikë, mund të jenë më katastrofiket që ka parë ndonjëherë ky vend.

Skuadra shpëtimi kanë mbërritur nga Franca, Italia dhe Austria në qytetin e Liezhit, ku banorët janë evakuuar në masë për shkak të përmbytjeve.

Edhe në Holandë, mijëra njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre nga provinca e Limburg pasi niveli i ujit është rritur duke përmbytur qytete, pas shpërthimit të një dige. Por niveli i ujit ka rënë në qytetin jugor të Mastrihtit dhe rrethina, ku banorët kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre të premten.

Në Zvicër, niveli i ujit në liqene dhe lumenj është rritur pas reshjeve të shumta. Lumi që rrjedh në Bernë doli nga shtrati ditën e premte. Uji i liqenit të Luzernës ka dalë në qytet dhe banorët e Bazelit janë njoftuar të qëndrojnë larg lumit Rihn./Përshtati nga BBC Lapsi.al



16 Comments

  1. Na keni çarë majën e karit!!
    Mezi prisni nje katastrofë natyrore e ja ngopni “ndryshimeve klimatike”!
    Medie terroristo-katastrofiste!
    Tashi kapni naj shembje dheu ne Filipine si argument i histerizmit ambientalist

  2. Po kush u tha ketyre Europianeve qe s’lene rast pa na mesuar qe te ndertojne mbi shtreterit e lumenjve?
    Lumenjte i kane kthyer ne kanale, me bordura guri e betoni dhe gjithe ndertimet i kane ne luginen madje mbi shtratin e lumenjve.
    Shihni pak fotot e shtepive te shembura, asnje gur apo tulle nuk duket, vetem derrasa, tallash dhe polisterol.
    Shihni rruget e ndertuara mbi balte, ne toka kenetore e aluvione te lumenjve.
    Nuk eshte katastrofe mjedisore, jane pasojat e makuterise dhe shperfilljes se natyres prej mendjemadhesise e pseudo teknologjise. Te tilla permbytje e vershime lumenjsh kemi pare jo cdo vit, por dy-tre here ne vit ne Itali keto 40-50 vjetet e fundit.
    Jane pasojat e urbanizimit pa kufi te qyteteve e fshatrave ku cdo gje eshte beton e asfalt dhe ku edhe pulat, lopet e delet jetojne mbi beton dhe hane ushqime OMGJ te paketuara. Ku ska me blete per te kryer pjalmimin e luleve por importohen disa insekte te ngjashme qe leshohen brenda serave e pastaj mblidhen prape ne kuti. Rrofte bujqesia intensive europiane me Bayer-Monsanto ne krye.
    Ejani o Evropiane te ditur na jepni ne katundareve ca leksione si te rruajme e mbrojme natyren.

  3. Pervec shkakut edhe zgjidhja duket ideologjike. Nese permbytjet i ben ngrohja globale, zgjidhja realiste eshte permiresimi i infrastruktures dhe jo ulja e emetimit te dioksidit te karbonit nga Gjermania qe ne vetvete ka impakt minimal ne ngrohjen/ ftohjen e tokes. Cdo shtet ne kete kontekst pergatitet per vete si te minimizoje demet dhe maksimizoje perfitimet dhe nuk shikon endrra me sy hap per nje bote me te “mire” ku gjithe shtetet bashkohen per nje zgjidhje te perbashket ideale. Duke qene pak cinike, gjermania nga projeksionet del qe eshte nder ato shtete po te orientohet mire me shume fiton se humb nga ngrohja globale. Pershtatja me pasojat e mundshme eshte zgjidhja me realiste per cdo shtet, ne nje kohe kur askush nuk eshte i sigurte as per shkakun e as per menyren si luftohet ai.

  4. This is the fucking Capitalism!

    Cfare do mbjellesh, ate do korresh! Shfrytezim i gjthckaje. 80% e planetit shfrytesohet nga vetem 20% e popullsise.

    Pra me pak fjale, nena Natyre nuk i duron dot cibanet e huaj, ajo i shtyp ato. Sic duket, ka ardhur koha per nje RESET.

  5. Lapsi censoroi komentim tim, duke derguar mesazhin qe kam bere shune komente!!??
    Kam bere ndoshta 2-3 komente ne nje vit…
    Ky do jete e fundit qe lexoj laps..

    1. eshte sistem automatik pergjigjesh o koke-kar …lapsi nuk censuron asnje koment. Edhe injorant dhe krenar! bahh

    2. KoLaps, siç ta thanë lapsi nuk censuron, por është programi i vjetër qe përdorin qe hap probleme.

      Lapsit bravo i qofte qe nuk censuron komentet dhe është ndoshta e vetmja arsye qe une lexoj kete portal dhe postoj këtu. Shum kohë përpara une shkoja te ballkanweb-i, por jo më. Seksioni i tyre i komenteve është skandal.

      P.S. Problemi tjetër qe lapsi ka është mungesa e login dhe emrat e regjistruar të komentuesve qe shkakton konfuzion sepse shumë përdorues mund të përdorin te njëjtin emër (username).

  6. Eshte pergjigje automatike e sistemit te ftohur te lapsit. Nuk ka lidhje me censuren. Zakonisht ndodh kur eshte koment i gjate dhe merr kohe per t’u shkruajtur. Duhet te kembengulesh 2-3 here dhe postohet. Lapsi nuk censuron, thjesht e ka sistemin e pjerdhur.

  7. Cdo permbytje eshte efekt i mbrojtjes globale , degjohet per cdo fatkeqesi natyrore a thua ae aka pas me pare pembytje.

    (U be si hena e blu e sales kur u permbyt shkodra, shkodra ate puna ka gjithmone eahte permbytur.)

    Cfare dihet me siguri pra jo teori boshe si ngrohja globale ,e dihet qe aktualisht ka nje minimum solar activity pra ngrohemi me pak nga dielli..
    Dihet qe dimri i kaluar ishte me forti ne texas apo ne siberi e ne afrike te jugut etj rajone dimri zgjati me shume dhe pati temperatura me te ulta

    Sipas mediave propagande EDHE dimri i ftohte vjen si pasoje e ngrohjes globale. Por jo nga ulja e ngrohjes nga dielli

    Arsye tjeter mund te jete zhvendosja e poleve, edhe kjo sipas shkencetareve lidhet me diellin
    Zhvendosja sjell ndryshim klime. Shikoni cthote nasa per pole shifting

    Ne fund te dites duhet te.besojme qe emetim i nxehtesise se diellit eshte i paperfillshem por nxehtesia qe prodhon kina dhe usa ja kalon si vlere termike !!!

    E te mendosh qe 70 % e rruzullit eshte uje dhe ska activitet njerezor qe ta ngrohe pervec diellit…

    Lapsi kujdes me propaganden globale.. jepni lajmet e medias por shtoni ndonje link alternartiv

    Kerkoni per nasa forbes electroverse pervec cnn dhe guardian media globaliste si pravda e brss

  8. vlerat historike të PD-së duhen ruajtur, padyshim Berisha është në qendër të këtyre vlerave. Asnjë Parti Demokratike në botë nuk hedh të kaluarën e saj, vlerat dhe potencialin. Padyshim në kombinim me të renë, Basha vjen nga një edukim perëndimor, me një vizion më modern.

  9. “E çfarë i duhet Amerikës e Shqipërisë një Lul tjetër. Ai është shumë mirë aty ku është, sepse atë parti ka. Atë parti ka trashëguar, atë parti i ka formatuar Sali Berisha. Ai është qen roje i bizneseve të Sali Berishës dhe i krimeve të Sali Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *