• |
ide | kryesore

Arrestohet 42-vjeçarja në Rinas, goditi punonjësen e kompanisë ajrore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe.

Sipas policisë arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *