• |
ide | kryesore

“Hiqet fasha orare për muzikën?”/ Komiteti Teknik i Ekspertëve del në konferencë për mediat në orën 15:00

-Instant, Lajme, Të fundit

Pas protestës së bizneseve në Lungomare për shtyrjen e fashës orare për lejimin e muzikës, Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të dalë në një konferencë për media rreth orës 15:00 për të sqaruar nëse do të lehtësohen masat. Në një reagim të sotëm, kryeministri Edi Rama bëri me dije se nga data 20 korrik, do të shtyhet fasha orare e muzikës me 60 minuta. Pronarët e bizneseve në Lungomarekanë pezulluar aktivitetin e tyre për 24 orët e ardhshme, pas protestave dhe përplasjeve me Policinë e Shtetit ditën e djeshme për këtë problematikë.


Mbrëmjen e kaluar, u zhvillua një aksion policor pasi bizneset në zonën e Lungomares vendosën himnin kombëtar në sinkron me njëri-tjetrin pasi kishte kaluar ora 22:00. Protesta u pasua me aksionin e policisë që solli katër të shoqëruar, mes tyre edhe një grua. Policia vendosi të lirojë të shoqëruarit rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa ende nuk ka ndryshim vendimi për kërkesat e tyre.


1 Comment

  1. Te vazhdosh me oren policore nderkohe qe te huajt hyne pa asnje kontroll ne kufi,pa treguar asnje dokument te testit, te kalimit te virusit ose te certifikates se vaksinimit kjo eshte nje idiotesi e madhe. Komiteti i dhunuar deri ne peshtirosje prej Sulltanit te Albanistanit sot do lexoje pa pike personality kaseten e tij.Vetem mendja e tij ” inteligjente” e kupton rendesine e ketyre masave anticovid ne nje popull qe ka kaluar ne imunitet te tufes dhe ku vdekja beri kerdine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu