• |
ide | kryesore

Tenderi i uniformave/ SPAK u ofron 2 të arrestuarve statusin e bashkëpunëtorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas arrestimit të 11 zyrtarëve të ministrisë së Brendshme në lidhje me tenderin për uniformat e policisë, hetuesit po përpiqen të kthejë në bashkëpunëtorë disa nga zyrtarët e arrestuar.


Sipas ABC që citon burime nga organi i akuzës, të paktën 2 nga të arrestuarit që kanë pasur edhe rol kryesor në tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë iu është ofruar statusi i bashkëpunëtorit për të treguar më shumë detaje nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë.


Nuk dihet nëse këto përpjekje kanë dhënë rezultat, ndërkohë që prokuroria ka në hetim çështjen nën dyshimin se ka përgjegjës të tjerë në favorizimin që i është bërë kompanisë fituese.

Sipas SPAK rezulton se zyrtarët kanë shkelur rregullat e prokurimit publik dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar në mënyrë të padrejtë në kualifikimin e operatorit fitues në tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë.

5 Comments

  1. SPAK ofron statusin e bashkepuntorit dhe te te gjithe e dine ????????
    Kjo eshte e habitshme . Si rrjedhin keto lajme ? Kush i nxjerr ? Keto duan nje fshejtesi absolute por me pare e merr vesh gjithe fshati sesa vete te penduarit , nese do kete . Kjo lloj metode qe te gjithe dine gjithçka duhet te marr fund nese duam shtet dhe drejtesi .

  2. Po pse të penduar!!!!Ky proçes është kryer në bazë dokumentash e vlerësimesh. Sikur kemi vrasje që duan dëshmitarë për ti zbuluar!!!!

  3. Dokumentat thone ja hajdutet SPAK kerkon gjurmet. O SPAK o kriminele e hajdute prokurore u kuptua qe nuk do te denoni asnje jo vetem per kete ceshtjen por edhe per te tjera ku perzihen ministra e ish min.Mbyllini zyrat e dorzoni celsat te pakten te kursejme pagat tuaja o aspak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu