• |
ide | kryesore

U arrestua pas ndjekjes me helikopter, burg për trafikantin shqiptar në Britani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



27-vjeçari shqiptar Esmerald Xhafaj u arrestua në mënyrë spektakolare nga policia britanike në një autostradë të Sheffild. Ai po drejtonte një makinë tip BMW, por policia i ishte vënë pas pasi nuk kishte pranuar të ndalojë. Në një moment i riu shqiptar e braktisi makinën dhe tentoi të largohet me vrap në një fushë.

Por policia kishte ngritur në qiell edhe një helikopter dhe arriti të identifikojë vendin ku qëndronte shqiptari. Në makinën e tij u gjetën 15 kg kanabis dhe 273 paund.

Në banesën e tij policia gjeti edhe 56 bimë të tjera kanabisi që po kultivoheshin në papafingo. Sipas medieve britanike policia tha se laboratori ishte mjaft i sofistikuar me linjë të veçantë të ujitjes dhe me llapma të mëdha për ndriçim.

Shqiptari doli para gjykatës më 19 korrik në një seancë online në prani të një përkthyesi. Avokati i të riut shqiptar tha se ai kishte shkuar në Angli për një jetë më të mirë, por ishte detyruar nga shefat e tij që të punonte në trafikun e drogës. Pasi dëgjoi palët gjykata e dënoi shqiptarin me 2 vjet e 4 muaj burg. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Moterqiri islamik xhafa do beje kapobanden ne ??, ptuuu te qifsha rracen o turk baxhelle. Shko bej ne rirqi apo arabi nga e ke prejardhjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *