• |
ide | kryesore

Conference League/ Presidenti i Vllaznisë bën llogaritë me AEL: “Edhe humbja me një gol diferencë pranohet”

-Instant, Sport



Vllaznia kërkon rezultatin pozitiv në transfertë kundër qipriotëve, për të shpresuar që ta kenë edhe më të thjeshtë në takimin e kthimit. Kuqeblutë, së bashku me delegacionin sportiv që e shoqëron, kanë fluturuar në mesnatën, ekzaktësisht në orën 24.30, me carter nga aeroporti i Rinasit dhe kanë mbërritur në Larnakes në orët e para të mëngjesit. Një zgjedhje e drejtuesve shkodranë për të patur në dispozicion gjithë ditën, në mënyrë që të bëhen përgatitjet sa më të plota, përpara ndeshjes së të enjten kundër AEL Limasol, sfidë që do të zhvillohet, pas ndërhyrjes së UEFA-s në orën 19.00 e jo në 16.30 si ishte programuar fillimisht, duke evituar kështu temperaturat e larta të ishullit.
Shkodranët natyrisht ndihen gati të bëjën historinë, duke kaluar përtej raundit të dytë në Europë, aty nuk kanë shkuar kurrë më parë, edhe pse misioni edhe në sytë e presidentit Alban Xhaferri është shumë më i vështirë se ndaj Sirokit: “Skuadra është e përgatitur, grupi është i plotë, përveç Da Silvës, të gjithë janë të gatshëm për trajnerin Brdariç. Do të jetë një ndeshje që nuk duhet të nënvlerësuar absolutisht. Është një kundërshtar i fortë, me buxhet më të madh se ne, por ecim me idenë që të arrijmë një rezultat pozitiv. Një barazim do të ishte mëse i mirë, në mënyrë që të na lehtësohet puna në Shkodër” vlerësoi numri 1 i klubit.

Në seancën zyrtare të stërvitjes para ndeshjes, Brdaric ka mundësinë të japë edhe indikacionet e fundit taktike përpara ndeshjes, duke u orientuar më tepër në daljet e shpejta përpara, situatë që mund ta përdorë gjatë ndeshjes, në tentativë për ti bërë keq kundërshtarit. Qipriotët janë favoritët për tu kualifikuar më tej, por kjo nuk do të thotë se Vllaznia është inferiore. Xhaferri do të kishte firmosur për një barazim në transfertë, edhe pse është i bindur se skuadra do të bëjë maksimumimin për të avancuar më tej: “I gjithë opinioni dhe specialistët e kanë cilësuar AEL si skuadrën favorite, por kjo nuk do të thotë se Vllaznia është inferiore. Duhet të luajmë si të barabartë. Sigurisht që jam i kënaqur në qoftë se barazojmë, do të ishte rezultat i mirë, në fushën tonë e treguam që jemi të fortë. Barazimi do të ishte i mirë, fitorja 1-0 do të ishte optimale. Edhe një rezultat ndryshe me një gol diferencë, nuk duhet të na demotivojë”.

Fakti që përballen me një skuadër që konsiderohet favorite nuk e ka ulur optimizmin në kampin shkodran. Në këtë pikë nuk ka asgjë për të humbur në fakt dhe kuqeblutë do të mundohen ta shfrytëzojnë këtë aspect në favor të tyre. “Vazhdimisht jemi optimistë. Mundohemi që të jemi sa më shumë pozitivë, por duhet theksuar se nuk kemi të bëjmë me një skuadër si e kaluara, pavarësisht se ajo ishte e fortë, tani kemi të bëjmë me një skuadër që ka pothuajse se 3 fish më të madh buxhetin se Vllaznia. Është një skuadër që ka përvojë të madhe në Europë. Të gjithë jemi të emocionuar dhe entuziazmuar. Do të ishte fantastike po të kapnim fazën e tretë. Vllaznia nuk e ka kaluar asnjëherë fazën e dytë. Do të ishte motivuese është në aspektin financiar” përfundoi presidenti i Vllaznisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *