• |
ide | kryesore

Morën para për kurimin e djalit të plagosur në masakrën e Velipojës/ Apeli lë në burg dy mjekët dhe infermieren

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermieren nga Shkodra Diellë Macaj. Dy mjekët janë arrestuar në spitalin e Traumës në Tiranës të dyshuar për korrupsion pasi dyshohet se i kanë marrë para Fatbardh Dyli, për kurimin e djalit, i cili u plagos në masakrën e Velipojës.

Prokurorja e apelit Pranvera Gruda kërkoi lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër duke thënë se vendimi i shkallës së parë është i drejtë. Në fund gjyqtari i Apelit Tonin Sterkaj pasi dëgjoi palët vendosi që të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të shkallës së parë duke pranuar kërkesën e prokurorisë së Apelit.



1 Comment

  1. turp e faqja e zeze lihen ne burg dy mjeket e traumes ., ketu zyrtaret te masakroine me marre nje te drejte tenden ne ipoteke vetem me pagu se nuk ka ndryshe, tatimet taksat , policia rrugore disa injoranta pijaneca qe te rrasin gjobe pa sanji logjike ,tenderat e puuushtetarve nami , koncencionet marramendese nga miqte e partise , e ketu hajdutat gjykatse lejne ne burg 2 mjeke .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *