• |
ide | kryesore

U kapën me drøgë/ Apeli liron nga qelia 11 të arrestuar, 9 në arrest shtëpie

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për 9 persona të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ të shtrirë në gjithë vendin. Apeli vendosi ndryshimin e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie për 9 persona, Y. M, E. M, L. V, G. D,  I. B, A. S, Xh. K, F. K, O. Xh. Ndërkohë për dy të tjerë, B. T dhe K. S, Apeli vendosi ndryshimin e masës nga arrest në burg në detyrim paraqitjeje.

Megaoperacioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike u shtri në gjithë vendin ku u goditën 23 grupe kriminale dhe u arrestuan mbi 200 persona. Hetimet e kryera nga operacioni ‘Tempulli’ sollën arrestime në disa qytetet të Shqipërisë, kryesisht në Tiranë dhe Vlorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *