• |
ide | kryesore

Video/ Vllaznia humbje ‘e lejuar’ në Qipro: shtesa e pjesës së parë fatale për kuqeblutë

-Instant, Sport, Video



Vllaznia del nga Limasol me humbjen 1-0, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League. Një humbje ‘e lejuar’ në fakt me presidentin e kuqebluve që deklaroi para ndeshjes se me një gol diferencë ishte e pranueshme sepse mund të kthehej në Loro Borici. Tani, pas golit të Sepovic, mbetet për tu parë nëse shkodranët do ta përmbushin profecinë.

Në Qipro, skuadra shkodrane bëri një ndeshje të kujdesshme, pa u zbilancuar përpara, pavarësisht deklaratave të kapitenit Gurishta se do të luanin për të imponuar lojën. Përballë vendasve, që ishin favoritë për këtë ndeshje, Brdaric e gjykoi të arsyeshme të luhej në mbrojtje, duke përdorur kundërsulmin, që me Jonuzin në të 19 apo Djurdjevic katër minuta më pas mund të bënin keq. E megjithatë, nëse rezultati final ka qenë vetëm 1-0 merita është e pritjeve të Zogoviç. Portieri bëri të pamundurën për të ndaluar Euler nga goditja e dënimit, në minutën e 33 e shpëtoi traversa, në konkluzionin po të Sepovic, por në fund të pjesës së parë edhe atij iu desh të dorëzohej në goditjen nga fare pranë të sulmuesit.

AEL Limasol provoi në pjesën e dytë të siguronte rezultatin, por Santos e Medojevic nuk arritën të kalonin portierin e Vllaznisë, ndërsa, në fund, Kruja kishte të gjitha mundësitë të vendoste ekulibrin me një gol që do të kishte shumë peshë. I vetëm përballë portierit kundërshtar, goditja me kokë e mesfushorit ishte tepër e lehtë, duke shpërdoruar një mundësi të artë për të marrë një rezultat historik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *