• |
ide | kryesore

Kryeministri Kurti viziton të plagosurit e aksidentit në Kroaci

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shpalli të hënën ditë zie, ndërsa ndërpreu vizitën në Japoni për shkak të aksidentit ku 10 qytetarë me origjinë nga Kosova humbën jetën, dhe mbi 40 të tjerë u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod. Sakaq, kryeministri Albin Kurti vizitoi mbrëmjen e së dielës, të plagosurit në qytetin kroat ku ndodhi tragjedia. Të gjithë të mbijetuarit e aksidentit ndodhen ende në Kroaci.

Mësohet se autoritetet e të dyja vendeve po punojnë për të mundësuar dërgimin në Kosovë, të qytetarëve në gjendje të mirë, dhe atyre me plagë të lehta. Shoferi i autobusit u arrestua të dielën, pasi u bë e ditur se e kishte zënë gjumi, ndërsa ishte në timon. Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkovic, u shpreh i hidhëruar nga ngjarja dhe i përcolli ngushëllimet familjarëve të viktimave. Dhjetëra qytetarë ndezën qirinj të dielën mbrëma para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në nderim të viktimave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *