“Është një lojtar që më pëlqen shumë. Përmirësimi që ka bërë javët e fundit por edhe aftësitë që ai ka, do na çojnë në një nivel tjetër si ekip. Ai ka ardhur këtu për të mbështetur dhe për të ndihmuar ekipin me aftësitë e tij. Është një lojtar që vërtetë e kam qejf. Nesër do e fillojë si titullar, nesër ka mundësinë më të mirë për të treguar aftësitë e tij”. Thomas Brdaric ka lancuar kështu blerjen më të rëndësishme të Vllaznisë në merkaton e verës, duke i bërë elozhe ish-sulmuesit të kombëtares dhe Skënderbeut.
Nga ana tjetër, edhe Latifi nuk mbetet prapa me elozhe: “Ishin bindjet e presidentit, por një nga arsyet kryesore ishte edhe trajneri, i cili ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në futbollin evropian, siç e dinë të gjithë”, ka thënë sulmuesi, duke i kthyer me të njëjtën dashamirësi monedhën teknikut. Sic duket edhe gjermani ashtu edhe kosovari kanë adaptuar me shpejtësi mentalitetin shkodran…