• |
ide | kryesore

Minisheng pa Kosovën/ Albin Kurti: Nuk e ka miratimin tonë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Zyra e qeverisë së Kosovës ka konfirmuar për Euronews Albania se kryeministri Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Shkupit ditën e enjte.


“Qëndrimet tona për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘Minishengen’, tashmë janë të njohura. Kjo iniciativë nuk e ka miratimin tonë”, iu përgjigj zyra e kryeministrit, interesimit të Euronews Albania


Kryeministrat Edi Rama, Zoran Zaev dhe presidenti Aleksandër Vuçiç mblidhen së bashku të enjten në Shkup, në Forumin Ekonomik për bashkëpunimin rajonal në kuadër të shengenit ballkanik.

Euronews Albania ka mësuar edhe axhendën e punimeve, e cila nis në orën 10:00 me fjalën hapëse të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për 30 minuta.

Më pas do të jetë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç që do të mbajë fjalën për 30 minuta të tjera e po aq edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Fjalën do e marrë edhe paneli ekonomik i përbërë nga Presidentët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së 3 vendeve, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Ines Mucostepa, Presidente e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Në fund të diskutimeve do të ketë nënshkrim të marrëveshjeve për bashkëpunimin rajonal mes dy kryeministrave dhe presidentit serb.

Aktiviteti pritet të zgjasë rreth 2 orë dhe në 12:30 do të ketë edhe një deklaratë të përbashkët mes kryeministrave Rama, Zaev dhe Vuçiç.

Gazeta britanike “Financial Times” shkruan se lëvizja e lirë dhe lehtësirat e biznesit e shengenit ballkanik do të zbulohen zyrtarisht të enjten. Ato përfshijë një lehtësim gradual të kufizimeve të udhëtimit, korsi të gjelbra më të shpejta në kufij, lehtësi kalimit për mallrat dhe për lejet e punës.

28 Comments

  1. Me Kurtin mesa duket i ka has sharra ne gozhde shokut KM. Kurti dhe kosovaret nuk po pranojne

    lojen e KM dhe Vucicit per te krijuar kete lloj federalizmi alla jugosllavi nen masken e minishengenit.

    Ata kane vuajtur 100 vjet nen sundimin serb dhe e kane lare me gjak lirine e tyre dhe s’munden

    kurrsesi qe te rihyjne nen ombrellen ekonomike te Serbise vetem per ti bere qejfin KM -se. Ata e

    dine se cdo te thote kjo ombrellem ashtu si edhe Shqiperia ka nje pervije te hidhur nga kjo lloj

    marredhenie ne vite 1945 deri ne vitin 1948. Vetem fati e pat shpetuar atehere Shqiperine pa u

    bere republike e 7-te Jugosllavise (prishja e Bashkimit sovjetik me Jugosllavine dhe per pasoje edhe

    e Shqiperise me Jugosllavine).

  2. O daku qi po i izolon serbt ,pa na thuej sa jan importet e kosoves nga serbia n krahasim me Shqiperine , qy ta kuptojm tamon izolimin e serbies nga albini.

    1. O Daku, kur Haradinaj dhe me vone Kurti i vune taksen Serbise, pse Rama nuk e shfrytezoi qe te rriteshin eksportet e Shqiperise ne Kosove. Mundesine e kishte te arte.Kete me thuaj po leri pallavrat

  3. Nese serbi Rama deshiron ta fus serbine ne shqiperi le ta harron kete se ka shqiptar ne kete vend qe sot po i referohet me emrin kosove qe nuk do ta lejojne ate. Praktikisht rama mundet te beje marreveshje por kjo nuk mund te realizohet ne terren sepse i duhet serbeve te futen ne shqiperi nga maqedonia e veriut dhe kjo i bjen deshtim total.

    1. Or Taj prishtin,mos boni tregti ju t kosoves me serbin se pi ja coni ekonomin serbit lart .Sharjet I kini per ramen kurse eurot ja coni vuqiqit.

      1. Kurre produkte serbe nuk blej. Ka produkte nga shume vende tjera. Eshte e vertet se serbia ka pas kontrollin mbi kosoven permes agjenteve te tyre ne pdk ldk aak te cilet ia mundesonin tregun. Sot kemi qeverisje shqiptare. Ju otomanet sllabet qe jetoni dhe flisni shqip ne shqiperi harroni nje here e pergjithmin se jo kosova por as shqiperia nuk do lejojme qe te kontrollohet nga armiqet.

        1. O Prishtine qe kur tu drejtua me “OR TAj” ti sduhet ti ktheje pergjigje atij filoserbit komentues. por edhe ti me ato termat “ju otomanet sllavet”,nqs nuk e kishe vetem per filoserbet, nuk beke ndryshim

          1. Or prishtin mos u tall me veten , se te gjithe e dime se furnizuesi me I madh me mallra te ndryshme I kosoves eshte Serbia.Kurtin duhet ta shohim cfare veprimesh do ndermarre ne drejtim te eksporteve serbe ne kosove ,se per llafe boshe kemi politikanet e vjeter shqiptare.

          1. O tirons familjeqire, mbylle gojen se te shkerdheva robt.Pleher e keqe

      2. O patronazhist, sharjet i kane per Ramazanin tend sepse ai eshte vellai i Vucicit. Fatkeqesisht nje pjese te eurove i kane per Paulinin tend(Trau i rruges se kombit) dhe fatmiresisht per gjithe Shqiperine se vijne e kalojne pushimet ketu e na lena ca qindra miliona euro. Ti shih se po ha sufllaqe me miell te rrezatuar Serb ne Shqiperi o
        shoku shpati. Kshu qe o sumqim rilindje ti duhet ti falenderosh vellezerit tane shqiptare te Kosoves e jo te besh gjasme ironi me dialektin gege.

  4. Albini s’duhet te toleroje ne kete pike. Nuk eshte pune tregtie, se ne fund te fundit nuk mund te behemi me katolik se papa,pra nqs fermeret ne Shqiperi jane dakord, atehere ia pafshin hajrin, por puna eshte se nuk duhet lejuar qe kemba e serbit te vendoset ne Shqiperi,se dikur do jete vone.Edhe vetem 4 vite (sa i kane mbetur Rames, nqs nuk rrezohet em heret) te jetoje Minishengeni, demi eshte kolosal. Tokat ne bregdet qe do bleje Serbia, nuk do mund t’u merren me,as me Gjyakat Nderkombetare! Hapini syte o njerez.NDalojeni te marrin.Ndalojeni Tradhetarin

  5. Por siç e kemi parë, opozita gjithë ditën sulmon Reformën në Drejtësi dhe diplomatët perëndimorë që e mbështesin dhe në darkë qan për viktimat e drejtësisë së korruptuar. Kjo tregon se sa larg shqetësimit real për klimën e biznesit ndaj investitorëve të huaj është opozita dhe sa afër dhunuesve të saj. Personazhin kryesor të kësaj historie e kishte kandidate në listat për deputete me 25 Prill dhe e hoqi pas reagimit te ambasadës se SHBA.Albini kujton se eshte trampi i ballkanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu