• |
ide | kryesore

Parashikimi për të nxehtin afrikan/Edhe sa do të zgjasë vapa e tmerrshme?

-Instant, Të fundit



Shqipëria është zyrtarisht “e pushtuar” nga i nxehti Afrikan! Temperaturat e larta pritet që sot të arrijnë deri në 42 gradë, por deri kur do të na duhet të përballojmë vapën e tmerrshme?

Sipas meteorologëve, do të na duhet të përgatitemi edhe për ditë më të nxehta se kaq! Referuar parashikimeve të meteorologëve grekë, nuk përjashtohet mundësia që temperaturat të arrijnë deri në 45 gradë! Në vendin tonë, zona më e prekur nga i nxehti i padurueshëm pritet të jetë Shqipëria e Mesme, zonë në të cilën do të shënohet rekordi i temperaturave.

Një situatë e tillë pritet të vazhdojë deri në 4 gusht dhe deri atëherë qytetarëve iu kërkohet të bëjnë kujdes. I nxehti i kësaj vere është konsideruar si më i forti që ka goditur rajonin në 30 vitet e fundit.

Këshillat kryesore të mjekëve drejtuar qytetarëve janë: shmangia e të dalave sidomos gjatë paradites, hidratimi i trupit duke konsumuar shumë ujë, konsumi i vakteve të lehta dhe përdorimi i materialeve të lehta në trup.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *