• |
ide | kryesore

Vala e të nxehtit ‘djeg’ Evropën, temperaturat pritet deri në 46 °C

Lajme, Të fundit
klinika-emergjente-v-euml-rshohet-nga-pacient-euml-t-shkak-temperaturat-e-larta_hd.jpg



Bota po përballet me një valën ekstreme të të nxehtit, që pritet të shënojë temperatura rekord gjatë kësaj jave. Alarmi i kuq është dhënë prej ditësh për disa shtete në Evropën Jugore, të cilat shfaqen më pranë rrezikut në përballjen me valën e të nxehtit.

Evropa qendrore, një pjesë e jugperëndimit të SHBA, Kina dhe Japonia po përballen me të nxehtin ekstrem, ku janë shënuar temperatura rekord dhe që priten të jene edhe më të larta në ditët në vijim.

Kulmi i të nxehtit ka të ngjarë të godasë Mesdheun qendror të martën, duke arritur ndoshta 46C në Sardenjë dhe sipas Organizata Botërore Meteorologjike kjo situatë ka të ngjarë të vazhdojë deri në gusht.

Sa i përket Amerikës së Veriut, një valë e nxehtë jashtëzakonisht e rrezikshme do të vazhdojë në jugperëndim edhe gjatë javës së ardhshme. Ngrohje kërcënuese pritet në të gjithë jugperëndimin deri më 28 korrik, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Ndërsa situata në Kinë parashikohen temperatura më të ulëta, ku reshjet e shiut mund të sigurojnë një pushim nga i nxehti.

Në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, turistët u mblodhën për të përjetuar nxehtësinë e fortë.

Ata bënë fotografi përpara një ekrani dixhital që tregon rritjen e temperaturës, që shënonte 53.9 të dielën.

Lugina e Vdekjes është vendi i temperaturës më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Tokë. Ajo arriti rekordin më të lartë në 56.7C në vitin 1913.

Temperaturat pritet të arrijnë deri në 46 gradë Celsius, ndërsa valët e të nxehtit në Evropë vazhdojnë duke shkaktuar zjarre dhe kufizime për shkak të masave të marra për të mbrojtur individët nga temperaturat ekstreme.

Vala e të nxehtit po vazhdon në Evropën jugore, ndërsa temperaturat në Mesdheun qendror pritet të arrijnë kulmin sot.



2 Comments

  1. Vetem ballkani i hapur,nuk do e ndjeje kete te nxehte,sepse ,ne te qarkullojne te gjithe,perfshi edhe ererat e nxehta,madje edhe pa dogane,nga qe kufijte “janete hapur”.Mjere Kosova dhe “jazek”i qofte Albinit,qe nuk e pranoi ballkanin e hapur (apo te shkerdhyer)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *