• |
ide | kryesore

Simone Biles nuk ia del dot, mendja e braktis: ylli amerikan tërhiqet nga gara ‘all-around’

-Instant, Sport



Gjimnastika artistike në Tokyo 2020 humbet një pjesë të rëndësishme e ndoshta më të rëndësishmen në absolut: Simone Biles nuk do të mbrojë titullin e saj olimpik në garën ‘all-around’ në Lojërat Olimpike Japoneze. Superylli amerikan i gjimnastikës u tërhoq nga gara për t’u përqëndruar në mirëqenien e saj mendore. Vendimi vjen një ditë pasi Biles u tërhoq nga finalet e ekipit të grave pas një rotacioni sepse ajo ndjeu se nuk ishte gati mendërisht.

Gjimnastja e konsideruar më e mira e të gjitha kohëve, vetëm një ditë më parë doli hapur, pa asnjë justifikim në lidhje me tërheqjen e saj nga gara ekipore e gjimnastikës artistike (i kushtoi ekipit amerikan medaljen e artë, vetëm argjendi në fund): “Unë duhet të përqendrohem në gjendjen time mendore dhe të mos rrezikojë shëndetin dhe mirëqenien time”.

Një rrëfim i hapur, i denjë për një kampione të jashtëzakonshme që bëri historinë e gjimnastikës artistike botërore. “Nuk kam më besim te vetja si më parë – shpjegoi 24-vjeçarja amerikane, katër herë medalje e artë në Rio 2016 dhe gjimnastja e parë në histori që ka fituar pesë tituj botërorë në konkursin individual – Thellë brenda meje ndihem keq që më është hequr ajo që dua të bëj. Sapo hipi në pedanë jam vetëm unë dhe koka ime… dhe aty ka demonë me të cilët duhet të përballem”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *