• |
ide | kryesore

Video/ Vetëm miqësore nuk ishte: sherr masiv në Roma-Porto

-Instant, Sport, Video



Në Estádio Municipal da Bela Vista, fitorja e pestë radhazi për Romën në ndeshjet miqësore para sezonit u zbeh vetëm në fund: përfundoi 1-1 kundër Portos, por më shumë se rezultati ndeshja do të mbahet mend për sherrin masiv që përfshiu të dy skuadrat, madje edhe pankinat. Një sherr i pabesueshëm e bëri atmosferën në armiqësore: Mkhitaryan pësoi një faull të keq nga Pepe, me mbrojtësin portugez që ndërhyri nga prapa dhe reagoi duke e goditur kundërshtarin që ishte ende në tokë. Të gjithë anëtarët e pankinave u futën në fushë gjë që bëri të lindë një përleshje të pabesueshme, përpara se situata të zbutej më pas.

Për sa i përket ndeshjes, gjysma e parë e lojës ishte shumë e vështirë për verdhekuqtë: Rui Patricio mbajti rezultatin 0-0 falë tre pritjeve të shkëlqyera kundër Toni Martinez, Taremi dhe Otavios. Në fillim të pjesës së dytë (57’) italianët zhbllokuan ndeshjen me një goditje me kokë të Mancinit, në zhvillimet e një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Zaniolo. E megjithatë, në minutën e 90, Vitinha barazoi rezultatin.

José Mourinho i shkon kështu afër fitores në sfidën kundër së kaluarës së tij në rajonin e Algarve. Dhe kështu, pas katër sukseseve të njëpasnjëshme të fituara kundër Montecatini, Ternana, Triestina dhe Debrecen, barazimi i parë i Romës arrin në tokën portugeze, kundër Portos që ishte stërvitur nga Special One nga 2001 deri në 2004 e që me të në pankinë ka fituar edhe Champions League.

https://www.youtube.com/watch?v=G-fu1RKkE6g



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *