• |
ide | kryesore

Pasardhësi i Merkelit pranon plagjiaturën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Armin Laschet, i përfolur si pasardhësi i Angela Merkel në drejtimin e Gjermanisë ka kërkuar falje publike pasi ka pranuar se ka kryer plagjiaturë.


Bëhet fjalë për një libër mbi emigracionin të cilin ai e shkroi në vitin 2019 dhe ku nuk ka deklaruar burimin e të dhënave.


“Ishte padyshim një gabim për të cilin unë jam përgjegjës. Kjo është arsyeja pse unë dua të kërkoj falje”, u shpreh ai . Ndjesa publike e politikanit gjerman vjen pak javë përpara se kundërshtarja e tij për drejtimin e Gjermanisë, Analena Barbok, nga Partia e Gjelbër, pranoi se edhe ajo kishte kryer plagjiaturë në disa botime të saj duke mos cituar si duhet burimet.

Plagjatura shihet me përbuzje nga opinioni publik në Gjermani dhe vitet e fundit mjaft politikanë janë detyruar të tërhiqen.

Përkrahja e politikanit 60-vjeçar është gjithnjë e më shumë në rënie për shkak të situatave të pakëndshme që është gjendur së fundmi.

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani do të mbahen më 26 shtator.

1 Comment

  1. Ne Gjermani mund te shihet me perbuzje plagjatura, ama ne shqiptaret jemi perpara gjermaneve. I kemi te gjithe “doktoret” e shkencave me plagjiature dhe i bejme ministra me pas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu