• |
ide | kryesore

Shantel Jackson dhe Nelly i japin fund lidhjes

-Instant, Paparazzi, Slider



Çifti i njohur i showbiz-it, Shantel Jackson dhe Nelly i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë. Dyshja kanë bashkë që nga viti 2014 dhe kanë vendosur të ndajnë rrugët duke qëndruar vetëm miq. Këtë lajm e konfirmoi vetë aktorja pas një pyetjeje të një fansi. Pasi një përdorues e pyeti nëse çifti ishte akoma bashkë, Jackson konfirmoi se të dy ishin ndarë.

“Jo ne nuk jemi … … Vetëm miq,” shkroi ajo .

Aktorja nuk preferoi të ndante informacione të tjera se kur u ndanë dhe as Nelly nuk ka folur për këtë çështje. Një vit më parë, gjatë një interviste televizive, Nelly tha se ata po shkonin drejt fejesës.

“Ajo është e mrekullueshme. Është si një drogë. Ne kalojmë një kohë të mirë, e kuptojmë njëri-tjetrin. Kemi kaq shumë të përbashkëta”, tha asokohe Nelly.

Në shkurt, Nelly tha për “People” se Jackson ishte mbështetës ndaj tij ndërsa konkurronte në Dancing ëith the Stars në fund të vitit 2020.

Kur u pyet nga Entertainment Tonight në lidhje me mundësinë e një fejese, Nelly tha se çifti po punonte drejt kësaj, më vonë duke shtuar, “Kur ta dimë, do t’ju them”.

“Ne kemi kaq shumë të përbashkëta,” tha Nelly për ET .

Ai vazhdoi: “Ajo është shumë e nxitur, shumë e apasionuar pas gjërave që bën dhe ajo nuk pranon asgjë, përveç se dëshiron të jetë më mirë. Dhe kjo është ajo që unë dua. Kjo është pikërisht ajo që unë dua.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *