• |
ide | kryesore

Besa Kokëdhima: Bojkotoni këngëtarin serb që do të përformoj në Korçë

-Instant, Paparazzi, Slider

Festa e Birrës që organizohet në Korçë do të rikthehet edhe këtë vit nga data 18-22 gusht. Mes pjesëmarrësve bie në sy se do të jetë i ftuar edhe këngëtari serb Goran Bregovic. Këtë lajm e kanë konfirmuar vetë organizatorët e festivalit, të cilët e konsiderojnë Bregovic si të ftuar special të natës finale.
“Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.


Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarë të Kosovës, të cilët e konsiderojnë Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.


Artistja e radhës që reagoi ndaj këtij lajmi, ishte Besa Kokëdhima, e cila ka bërë thirrje që të bojkotohet pjesëmarrja e tij në këtë festë pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë.
“Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruan ajo.

Në postimin e saj ka reaguar edhe Vesa Luma, e cila edhe më herët është shprehur kundër pjesëmarrjes së këngëtarit.
“Pavarësisht çfarë artisti është, vetëm pak respekt duam ne për dhimbjen tonë që ky e ka frymëzu me muzikën e tij”.

2 Comments

  1. Po pse moj ti Besa , moj ti kongtare LSI=LESGELI , mir me kengetaren me fame boterore Dua Lipa “u grrixe e nuk le gje pa thene nga xhelozia se ti si kongtare leshi , nuk i vjen as ke gishti komes asaj”, po me kete kengtarin e famshem Serb Goran Bregoviç çfare keni ti moj Besa , babai yt kokedhima dhe presidenti ne detyre Ilir Meta , se harrova dhe ai Albin Kurti , qe te tre kane inat dhe jane shume xheloz me te famshim Kryeminister me te suksesshem te te gjitha kohrave ne Shqiperi, Edi Ramen ! Po pirdhuni tutti e muti “kokedhjere” por super pasanik

  2. Ka shume menyra demokratike per te shprehur pakenaqesine tende ndaj figures se ndone personi ose kompanie e ndonje politike te veçante. Klithmat histerike folklorike na duan s’na duan jane jo produktive dhe rihapin cei-mica te panevojshme. Ne rastin konkret njerezit qe jane te ndjeshem ndaj figures moral-politike te kengetarit serb le te tregojne me vepra se nuk e pelqejne duke bojkutuar prodhimet e kompanise qe e ka ftuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu