• |
ide | kryesore

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Në Fushë-Arrëz rrezikohen zonat e banuara, 500 efektivë në terren

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Mbrojtjes jep informacion zyrtar mbi 13 vatrat e zjarrit në Shqipëri. Në Fushë-Arrëz tashmë situata duket më kritike pasi zjarri rrezikon zonat e banuara. Nga ana tjetër në gjithë operacionet janë përfshirë mbi 500 efektivë të FA teksa puna vijon si nga toka dhe ajri.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E MBROJTJES

Situata e zjarreve në vend

Aktualisht në vendin tonë janë 13 vatra zjarri.

Në Gadishullin e Karaburunit, pavarësisht punës së palodhur e të pandërprerë të efektivëve të FA dhe shërbimit zjarrfikës ka ende prani vatrash zjarri, por pa rrezik për banesat.

Prani të zjarreve ka edhe në fshatin Cukal, në Shkodër, gjithashtu pa rrezik për banesat.

Në Gjirokastër, vijon zjarri në vatrat në luginën e Lunxhërisë, por pa rrezik për banesat. Forcat e FA po punojnë së bashku me ato të pushtetit vendor për shuarjen nga toka.

Puna po vijon për shuarjen e flakëve në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, ku veç forcave operacionale ndërhyrja vijon nga ajri me helikopter.

Zjarret në Fushë-Arrëz rrezikojnë të kalojnë në zonat e banuara, ndaj në ndihmë të forcave që po vijojnë punën prej orësh është dërguar edhe një helikopter për mbështetje nga ajri.

Vatra të tjera zjarri, por pa rrezik për jetët e njerëzve dhe banesave janë në monitorim në bashkinë Tepelenë, pyllin e fshatit Shetaj, në fshatin Manskuri në Durrës. Në fshatin Lukan në Dibër, në bashkinë Mallakastër dhe në fshatin Shelcan në Elbasan.

Në operacionet për shuarjen e flakëve në disa zona të vendit janë angazhuar mbi 500 efektivë të Forvace të Armatosura, të cilët vijojnë pa u lodhur punën nga toka dhe nga ajri.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *