• |
ide | kryesore

Bilanci: 6 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes informon për qarqet dhe zonat problematike

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Mbrojtjes ka informuar pak para mesnatës në lidhje me situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin. Ministria e Mbrojtjes ka informuar në lidhje me situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin. Në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive zjarri. Ministria e Mbrojtjes ka se 2 vatra janë shuar tërësisht ndërsa 1 vatër është izoluar.

Aktiv vijon të jetë zjarri në Karaburun, Fushë-Arrës, Gjirokastër dhe Mallakastër. Në ndihmë të punonjësve vendorë në Fushë Arrëz ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura.

“Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Sot ka filluar operacioni për shuarjen e plotë të tij.
Vijon zjarri edhe në Fushë Arrëz. Në ndihmë të punonjësve vendorë ka shkuar edhe mbështetja me efektivë nga Forcat e Armatosura.
Në fshatin Lukan, në Dibër flakët momentalisht janë izoluar.
Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë. Operacioni po vijon për shuarjen përfundimtare të tyre.
Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Ka vijuar operacioni me te gjitha forcat operacionale.
Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Gadurovë- Selishtë, bashkia Mallakastër. Sot kanë filluar operacionin forcat në nivel qarku.
Është shuar zjarri në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre në Qafë Murrë, bashkia Dibër si dhe në Malin e Shëngjinit, bashkia Lezhë”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *