• |
ide | kryesore

Sekuestrohet kokainë dhe heroinë në Durrës, dy të arrestuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka njoftuar finalizimin e një operacioni ku janë sekuestruar sasi kokaine dhe heroine, si dhe janë arrestuar dy persona. Shtetasit e vënë në pranga kishin përshtatur banesën e marrë me qira si bazë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Policia ka sekuestruar 408 gramë heroinë, 11,5 gramë kokainë, 1 pistoletë, municion luftarak dhe një sasi vlere monetare. Të arrestuarit janë K. Xh., 32 vjeç dhe E. V., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të dy banues në Durrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *