• |
ide | kryesore

Vetëvendosje godet nismën e “Ballkanit të hapur”

-Instant, Arkiva, Të fundit



Partia e Albin Kurtit e ka goditur vazhdimin e idesë të Mini Shengenit nga treshja Vuçiç, Rama, Zaev.  Për Vetëvendosjen “Ballkani i Hapur” (Open Balkans)  është  nismë e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciativectheksoi shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

“Për ne, absolutisht ka qenë një proces që prej fillimit nuk është mbështetur dhe e kemi konsideruar si një proces, e para paralel dhe e dyta të dëmshëm në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative, siç është rasti i ‘mini-Shengenit’ dhe (tani) ‘Open Balkans’”, tha Kusari-Lila të hënën në Prishtinë, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kusari-Lila tha se kjo nismë s’mund ta ketë një emërtim të tillë, pasi kundërshtohet nga tri vende të Ballkanit Perëndimor.

Ideja e “mini-Shengenit” është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.Më 29 korrik 2021, kur iu ndryshua emri kësaj nisme, në një forum ekonomik të mbajtur në Shkup, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u bënë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative.

 

 

 



2 Comments

  1. Pra meqe ‘Serbia eshte boshti i kesaj iniciative , kjo iniciative esthe e demshme per ne’ .

    Po pse moj Mimoza ben keto gafa kaq te medha . Nuk mund te thoje qe : ‘ kjo iniciative nuk eshte ne interesin tone ‘ , ose ‘Ne e shohim te panevojshme kete iniciative ‘ , ose ‘ Pa njohjen reciproke midis antareve te kesaj iniciative , ajo nuk mund te kete te ardhme’ … etj etj etj .
    Pse moj bie ne gracken e nacionalizmit te semure.. Meqe eshte ide e Serbve eshte e keqe per ne. Po kur serbet paten idene te lejonin kosovaret te vaksinoheshin ne serbi… ishte kjo gje e keqe per ne ?
    Po ti me kete deklarate po i ve nje vize te kuqe , qorrazi, te gjithe iniciativave qe mund te jene shume te mira per ne dhe per ata .
    Dilitantizem politik !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *