• |
ide | kryesore

Mbante një automatik pa leje në banesë, arrestohet 47-vjeçari në Lezhë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë vënë në pranga dhe një është proceduar penalisht në Lezhë për vepra të ndryshme penale. Bëhet e ditur se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë arrestuar një 47-vjeçar, banues në fshatin Torovicë.

47-vjeçai mbante një automatik pa leje në banesë. Arma u seksuestrua bashkë me një krëhër me fishekë nga policia.

Gjithashtu, policia ka ndaluar një 35-vjeçar, banues në fshatin Sukagji, për kultivim të bimëve narkotike. 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet si autor i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit.

Kurse, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve proceduan penalisht K. H., 20 vjeç, banues në Lezhë. I riu u procedua pasi  gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, policia në Shëngjin, ka gjetur dhe sekuestruar doza me kanabis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *