• |
ide | kryesore

Në kërkim për mashtrim, arrestohet në Vlorë 37-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka arrestuar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar.

Në pranga ka rënë shtetasi Kimet Çollaku, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka dërguar urdhërin për ekzekutim e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burg.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u bë kapja e shtetasit:

Kimet Çollaku, 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka dërguar urdhërin për ekzekutim e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burg.

37-vjeçari do ti dorzohet shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme proceduriale”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *