• |
ide | kryesore

Studimi/ Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të dembelizmit në Europë për vitin 2020

-Instant, Lajme, Të fundit



Shqipëria u rendit në mesin e vendeve e normën të lartë të popullsisë në moshë në punë që nuk aktivizohet në forcën e punës.

 Sipas përllogaritjeve të INSTAT në vendin tonë popullsia, që nuk do të punojë dhe që kategorizohet në statistika, si grupi inaktiv, zuri 32.5% të totalit të popullsisë mbi 15 vjeç, duke u renditur e shtata në Europë për normën më të lartë të popullsisë inaktive. Ky tregues ishte më i lartë në 6 vende të tjera Europiane, si Greqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Italia, Mali i Zi dhe Turqia ku popullsia inaktive arriti në intervalet 32.6-45.1 %. Niveli më i lartë në Europë i përket Turqisë.

Në Shqipëri popullsia jo aktive në tregun e punës pësoi rritje të ndjeshme në vitin 2020. Si rrjedhojë e krizës ekonomike që u krijua nga pandemia shumë persona u dekurajuan të kërkojnë punë pasi mendojnë se nuk gjendet një e tille. Në vitin 2020 shkalla e inaktivitetit shënoi rritje vjetore me 1.2 pikë përqindje.

Në të gjithë Europën përqindja e popullsisë inaktive jashtë forcës së punës ishte në trend në rënie, nga 32.3% në 2002 në 26.6% në 2019. Por në vitin 2020, ky tregues u rrit me 0.5 pikë përqindjeje, duke arritur në 27.1% si rrjedhojë e efekteve të pandemisë.

Punësimi në Shqipëri përballet me nivel të lartë informaliteti, që së paku me treguesit zyrtar është 34%. Sipas të dhënave të INSTAT nga anketa e forcës së punës në fund të tremujorit të parë 2021 u raportuan të punësuar 1,138,604 persona, por vetëm h 35% e tyre nuk paguan sigurimeve shoqërore.

Popullsia jashtë forcës së punës përfshin persona që janë në moshë pune, por nuk janë të punësuar dhe gjithashtu nuk kategorizohen të papunë, pasi nuk janë në dispozicion ose nuk kërkojnë punë për një larmi arsyesh, për shembull, sepse po studiojnë, kujdesen për një anëtar të familjes ose janë të paaftë për punë.

Por ndryshe nga Bashkimi Europian në Shqipëri popullsia që merr pjesë në forcën e punës, që dëshiron të punojë dhe nuk gjen punë është shumë e lartë. Kjo pjesë e popullsisë në moshë pune konsiderohet “e papunë”. Shkalla e papunësisë në Shqipëri arriti në 11.8 për qind në fund të vitit 2020 me një rritje vjetore prej 0.7 pikë përqindje.

Pjesëmarrja e popullsisë në forcën e punës u përmirësua ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Rekordi arriti në vitin 2019, ku 69.7 për qind e popullsisë 15-64 vjeç ishin në punë ose në kërkim të një pune. Në vitin 2017 ky tregues ishte 65.9%.

Duke analizuar forcën e punës sipas grup-moshave të popullsisë shihet se po reduktohet me ritme të përshpejtuara forca e punës tek të rinjtë 15-29 vjeç. Në të kundërt, numri i pensionistëve në punë po rritet. Sipas të dhënave të INSTAT numri i personave mbi 64 vjeç që janë raportuar në punë arriti në mbi 86 mijë në tremujorin e parë të vitit 2021 me një rritje 30 % në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

[Popullsia inaktive në % të totalit të popullsisë sipas shteteve në Europë më 2020 ]



3 Comments

  1. edhe bar të hamë por Salën nuk e lamë” . Rreth tij turma e servilëve dhe lakejve që i pëshpërisin në vesh: “Si guxon ai, Blinkeni të të akuzojë ty dhe familjen tënde për korrupsion? Apo ajo, “Kimetja, ambasadorja amerikane të të ulë ty para të tjerëve? Ti, që ke sjellë demokracinë, ti, që ke sakrifikuar për këtë popull?, etj, lajka si këto, që edhe mendjet më të ndritura e më të arsyeshme, u bëjnë ballë me vështirësi.Punoni o shpellkare e cecene te shurranjosit serb salih mos rrini duke komentuar dhe duke peshtyre farat e lulediellit

  2. Shqiptaret nuk jane dembela. por jane te papune ne nje mase shume me te madhe se sa e tregijne

    statistikat e qeverise. Per zfare po emigrojne njerzit ne mase e sidomos te rinjte ? Mbi te gjitha se

    nuk ka pune . Nuk ka nje politike per zhvillim, qe te hapi vende te reja pune, por ka politike per

    zhvatje te qytetareve, per largim te tyre nga Shqiperia. Shteti Shqiptar sidomos ne keto 8 vite por

    edhe me pare eshte kthyer ne nje feudal te stermadh ku feudali (partia dhe militantet e saje ne

    administrate qendrore e lokale) nuk bejne perpjekje per zhvillim, pasi per vete e sigurojne mireqenien

    dhe jeten luksoze me te ardhurat qe vijne nga taksat , burimet natyrore dhe monopolin qe e ka vetem

    shteti si gjykatat, policia (gjobat e ndryshme), dhenia e lejeve per aktivitete te ndryshme etj. Ne keto

    8 vite gjendja ekonomike, papunesia dhe besimi se ketu mund te ndertojne jeten dhe te ardhmen ka

    marre nje goditje fatale. Shqiperia sot eshte nje xhungel ku fitimtar eshte me i forti, me hileqari, me

    paskrupullti , ku vlerat morale si ndershmeria, dinjitetit, integriteti, atdhedashuria jane nje pengese per

    ata qe i kane dhe nje bonus per ata qe jane te zhveshur nga cdo vlere morale.

  3. Mos te punosh si skllav ne fasoneri per vetem 200€ ne muaj, nuk do te thote qe je dembel.
    Pse nuk tregoni ketu dhe statistikat, sa ore punojne mesatarisht ne muaj Europianet dhe sa ore punojne Shqiptaret!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *