• |
ide | kryesore

Arrestohet 63-vjeçari në Devoll, humbi kontrollin e mjetit dhe la në makinë të plagosur 4 pasagjerë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 63 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Devollit, i cili dje në aksin rrugor Trestenik-Vishocicë, Devoll, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga. Policia njofton se ka arrestuar shtetasin I.H, 63 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll. 63-vjeçari në aksin rrugor Trestenik-Vishocicë, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Për pasojë kanë marrë lëndime 4 pasagjerë që ndodheshin në këtë mjet, të cilët morën mjekim në Spitalin e Bilishtit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *