• |
ide | kryesore

Tentoi të godiste gjykatësen, arrestohet 63-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet një 63-vjeçar në Lushnje pasi tentoi të godasë gjykatësen e çështjes. Mësohet se 63-vjeçari me inicialet J.K ka kundërshtuar vendimin e gjykatëses pasi pretendonte se prona ishte e tij dhe se vendimi ishte i padrejtë.

Përveçse kundërshtoi vendimin, 63-vjeçari ka fyer dhe ka tentuar të godasë gjykatësen. Pas kësaj ngjarjeje është bërë i mundur arrestimi i tij dhe veprimet e mëtejshme procedurale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Prona ti jepet atij qe e ka vjedhur.
    Ne burg, kulak reaksionar. Ti do te godasesh sistemin?! Jepini nje 15 vjet, qe te zere mend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *