• |
ide | kryesore

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet shoferi 43-vjeçar në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ky person ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonin në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”. Për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar dëme materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 43 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, 43-vjeçari rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *