• |
ide | kryesore

I dehur dhe me armë në brez, arrestohet i moshuari në Lushnje

Arkiva, Lajme, Të fundit
Korçë, dy të arrestuar për vjedhje



Një i moshuar është arrestuar në Lushnje pasditen e sotme. Mësohet se 75 vjeçari në gjendje të dehur lëvizte i armatosur në qytet.

Njofrtimi i policisë:

Lushnjë

Lëviste në sheshin e Bashkisë Lushnjë, i armatosur me armë zjarri dhe në gjendje të dehur, vihet në pranga 75-vjeçari.

Shërbimet e Policisë sekuestruan armën e zjarrit tip pistoletë, me krëhër dhe fishekë të vendosur në të.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra nga inteligjenca informative se 1 shtetas i cili ndodhej në sheshin e Bashkisë Lushnjë, kishte armë zjarri me vete, vlerësuan informacionin dhe shkuan menjëherë në vendngjarje, ku bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, i cili ishte në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit personal, në brezë, iu gjetë 1 armë zjarri pistoletë bashkë me krëhërin me 7 fishekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. K., 75 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *