• |
ide | kryesore

Do ishte masakër/ Si dështoi atentati me 50 kg tritol ndaj kompanisë së çimentos në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



3 persona dyshohet se janë autorët e atentatit me tritol që u vendos në fabrikën e çimentos në Durrës më 16 gusht. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se autorët që kanë kryer atentatin në kompaninë e çimentos me administratorin bullgar, Mihail Lazarov kanë vendosur plot 50 kg tritol në njërën prej kolonave të objektit.

Kjo sasia e madhe tritoli ishte ndarë në 25 kallëpe dhe ishte e lidhur me një bateri makine. I gjithë momenti i montimit të sasisë së tritolit është parë nga roja e ndërtesës dhe sipas dëshmisë së tij në polici, ky proces ka zgjatur për më shumë se 1 orë.

Autorët janë larguar nga ambientet e biznesit me automjetin që kishin ardhur, duke lënë rojën e lidhur dhe gjithçka të përgatitur mirë, me idenë se shpërthimi do të kryhej sipas precizonit kohor që ata i kishin kurdisur. Por, fatmirësisht shpërthimi nuk ka ndodhur duke shmangur një katastrofë.

Efektivët e policisë që shkuan në vendngjarje dhe forcat xheniere, i thanë grupit hetimor se voltazhi i ulët i baterisë ka sjellë dështimin e kësaj ngjarje kriminale, ku padyshim nëse do kishte një shpërthim pa diskutim që veç dëmeve materiale, mund të kishte dhe viktima.

Për ngjarjen në fjalë policia është vënë në dijeni nga roja i objektit, i cili pas ikjes së tre autorëve ka mundur të zgjidhet vetë dhe menjëherë ka raportuar policinë dhe përgjegjësin e biznesit. Në pyetje për këtë ngjarje është marrë dhe administratori bullgar i kompanisë së çimentos, Mihail Lazarov, por nuk dihet se çfarë ka thënë ai para grupit hetimor. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen. Pista kryesore në tavolinën e hetuesve është ajo e konkurrencës. /Ora News



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *