• |
ide | kryesore

Mbërrin sot në Shqipëri avioni i parë me afganë, strehohen në Tiranë e Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Avioni i parë me afganë do të mbërrijë brenda 24 orëve në Rinas. Ata priten të strehohen në konvikte dhe hotele në Tiranë dhe Durrës. Vetëm 2 ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se do të strehojë qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara.

Kreu i qeverisë, tha se qëndrimi i afganëve në Shqipëri do të jetë i përkohshëm, pasi destinacion final i tyre janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas Shqipërisë edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut mori vendimin për të mirëpritur afganët që u rrezikohet jeta pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit.



4 Comments

  1. Cfare turpi, po pse jo ne Librazhd bie fjala apo Cerrik ose Lushnje por vetem ne Tirane e Durres apo te jene afer detit te lahen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *