• |
ide | kryesore

Krimi makabër në Shkodër/ Gruaja denoncoi dhunën, por policia nuk reagoi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një krim në familje tronditi Shkodrën këtë të mërkurë. Një 83-vjeçare u gjet e vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj 78 vjeç që më pas kishte qëlluar edhe veten. Çifti i të moshuarve Fadil dhe Sanije Bandulla u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre në lagjen “Ahmet Haxhija” ne afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”.

Të moshuarit jetonin të vetëm pasi fëmijët i kishin në emigracion, por prej kohësh kishin konflikte me njeri tjetrin. Mësohet se debatet janë përshkallëzuar deri në përdorimin e armës. Mediat raportojnë se pak kohë më parë Sanije Bandulla është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës, me lëndime të shumta për shkak të dhunës nga bashkëshorti.

Rasti më i fundit, ka qenë fundjavë e kaluar, ku ajo ka rrëfyer edhe përpara patrullës së policisë, në spital, për dhunën e ushtruar ndaj saj dhe ka kërkuar ndihmë, por ajo nuk i erdhi asnjëherë. Dyshohet se ngjarja ndodhi pasditen e së dielës.

Komshinjtë thanë se kanë dëgjuar të shtëna, por nuk mundën ta identifikojnë se nga erdhën ato. Kanë qenë fëmijët që jetojnë jashtë që kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi prej 3 ditësh nuk kishin kontakte me familjarët. Pas kontrolleve të uniformave blu në banesën e çiftit, u gjetën edhe trupat e pajetë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *